Ermal Krasniqi, “Ylli i javës” në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” për xhiron e 11-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Ermal Krasniqi i FC Ballkani. 23-vjeçari i portokallezinjve nga Suhareka ka dhënë një kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim.
Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme, kjo është hera e dytë që shpallet “Ylli i javës” në këtë edicion, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në xhiron e dytë. Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndanë Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT në Fushë Kosovë dhe Festa Hajdari, Retail Senior Specialiste në degën e BKT në Gjilan.