Ermal Panduri i kundërpërgjigjet ‘filmave’ të Ministrit Murati, refuzon shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e tij

25 dhjetor 2024 | 18:27

Gazetari Ermal Panduri ka njoftuar se i ka refuzuar shtesat prej 100 euro për fëmijët e tij.

Ai e ka publikuar në Facebook, formularin për refuzim që e ka bërë për të mos i marrë këtë shtesa që të dielën u ndanë nga Qeveria e Kosovës.

“Qe”, shkroi ai.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjeç si dhe për pensionistët.

“Janë mbi 400 fëmijë që marrin shtesa çdo muaj”, shtoi Kurti në konferencë para gazetarëve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka bërë të ditur se ata që nuk duan të pranojnë shtesat që janë ndarë për fëmijë e pensionistë gjatë fundvitit, mund ta bëjnë këtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Murati ka thënë se për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kanë përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht mund të heq dorë.

“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊.
Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, shkruan Murati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 persona kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK,…