Ermali falënderon të atin për koncertin e mbrëmshëm

26 prill 2020 | 08:59

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, mbrëmë (e shtunë) ka mbajtur një nga koncertet më të veçanta në jetën e tij nga stadiumi i qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri” për qytetarët e izoluar nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se ka ëndërruar të mbajë një koncert në stadium, por me përplot publik brenda stadiumit.

Në fillim të koncertit ai ka mbajtur edhe një fjalim për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe bota në tërësi, në veçanti Prishtina. Duke qenë se numëron mbi 50 vjet karrierë, performanca e Sabriut u vlerësua shumë edhe nga miqtë e kolegët, e një shkrim për të shkroi edhe djali i tij, artisti Ermal Fejzullahu. “Jam shumë i bindur që ky stadium do të ishte plot e përplot sot ashtu si është zemra jote. I shtrenjti im, jemi me fat që të kemi. Faleminderit që na mbushe shpirtin me dashuri, mirësi dhe shpresë, që së shpejti do të bëhet mirë. Të dua”, kanë qenë fjalët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Klubit të Prodhuesve  të Kosovës, Astrit Panxha, ka…