Ermali rrëfen situatën e pazakontë kur iu ofrua të paguhej me drogë

09 mars 2021 | 20:24

Një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar është padyshim dhe Ermal Fejzullahu.

Prej shumë vitesh në tregun muzikor, Ermali ka arritur ta bëjë për vete publikun me këngët e tij hite.

Gjatë një interviste që ka dhënë për Top Albania Radio, këngëtari është ndalur familja, fëmijët dhe sigurisht tek situata që në të cilën i ka lënë pandemia.

Duke folur për koncertet, Ermali rrëfeu dhe një situatë të pazakontë që i ka ndodhur në Itali, ku i është ofruar të paguhej me drogë.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Spanjës gjatë ditës së sotme shtetit…