Ermina Lekaj-Përlaskaj fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci
06 korrik 2020
| 08:49
Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.
Kjo do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera në parlamentin kroat.
Pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.
“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Lekaj-Përlaskaj.
(Q.R / Epoka e re)