Ernest Gjoka zgjidhet trajneri më i mirë në Maqedoninë e Veriut
06 qershor 2021
| 18:19
Ernest Gjoka është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit në Maqedoninë e Veriut.
Trajneri shqiptar fitoi titullin kampion me Shkëndijën e Tetovës, duke zhvilluar një kampionat me të vërtetë spektakolar, ku vendin e parë nga koha kur e morën, nuk e rrezikuan më. Për këtë arsye, Gjoka ka marrë një vlerësim të madh, siç është ajo e çmimit trajneri më i mirë i vitit.
Pas marrjes së këtij çmimi, Gjoka u shfaq shumë i lumtur teksa u shpreh: “Ky çmim është një nder i madh për mua. Të jesh trajneri më i mirë i sezonit është diçka me të vërtetë e shkëlqyer. Unë dua të theksoj se meritat për të gjitha arritjet u takojnë lojtarëve të Shkëndijës. Dua ta shpreh mirënjohjen time për kushtet e shkëlqyera të punës”.