Eroll Salihu largohet nga pozita e sekretarit të FFK-së
Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka dhënë dorëheqje.
Lajmin e ka konfirmuar FFK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie. Salihu është emëruar drejtor për çështje sportive.
“Me kërkesën e veçantë të sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/