Eroll Salihu tregon se kur do të zhvillohet finalja e Superkupës

21 shtator 2020 | 16:46

Kampionati i Superligës ka filluar, ndërsa ndeshja e Superkupës nuk është luajtur fare.

Kampioni e Kosovës në futboll, Drita dhe fituesja e Kupës, Prishtina, duhet ta kërkojnë trofeun e dytë të vitit. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur në lidhje më moszhvillimin e kësaj ndeshje, e cila zakonisht i paraprinte fillimit të kampionatit.

“Shkaku i pandemisë, moszhvillimit të aktiviteteve sportive, si dhe ndeshjeve të Dritës në garat ndërkombëtare, nuk është luajtur deri më tani. Besoj se do ta gjejmë një datë të përshtatshme për t’u luajtur gjatë kampionatit”, ka thënë Salihu për emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala janë tre kandidatët për…