Eroll Salihu: Vokrri u ankua se kishte një shtrëngim në gjoks

11 qershor 2018 | 22:07

Ish-futbollisti Eroll Salihu, tani sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka folur për jetën që bënte i ndjeri, Fadil Vokrri, të cilin e kishte mik të afërt.

Salihu ka treguar se Vokrri së fundi bënte rregullisht ushtrime fizike në palestër.

“Ka filluar pasi e ka lënë duhanin, pastaj edhe alkoolin. Shumë pak pinte, me shoqëri”, ka treguar Salihu në “T7”.

Salihu ka thënë se Vokrri ishte ankuar ditë me parë se kishte një shtrëngim në gjoks.

“Pasi u kthye prej Zvicrës, pas miqësores kundër Shqipërisë, ai më tha se diçka po më shtrëngon. I thash është shenjë e zemrës, është mirë të kontrollohet, kurse ai më tha se do ta bëjë nesër”, ka kujtuar Salihu.

Salihu ka thënë se Vokrri nuk e ka bërë kurrë kontrollin e zemrës , prej kohës kur e kishte lënë futbollin aktiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar pasurinë…