Eros Grezda bën paraqitjen e parë në kampionatin skocez
Gjakovari Eros Grezda i cili mbronë ngjyrat e kombëtares shqiptare u prit me duartrokitje dhe brohorima në debutimin e tij të parë në kampioantin skocez.
Grezda gjatë këtij afati kalimtar ka kaluar nga klubi kroat Osijek tek Rengersat e Stiven Gerrard. Rengers në kuadër të gjiros së pestë luajti kundër Dundee dhe shënoi fitore të thellë me rezultat 4:0.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 77 të takimit, në stadiumin ku ra Shqipëria ndaj Skocisë para pak ditësh, në Hampden Park. Të gjithë kishin kërshërinë për të parë sesi do të shkoj kjo aventurë e Grezdës, madje edhe tifozët e klubit skocez.
Në ato pak minuta të luajtura ndaj Dundes, futbollisti i Kombëtares nuk ka pasur mundësinë e duhur për të treguar vlerën e tij. E rëndësishme është fakti që Gerrardi e planifikon Grezdën në projektin e së ardhmes, nuk mund të flitet ndryshe për besimin që iu ofrua futbollistit tonë, menjëherë sapo ai mori formën fizike.