Eros Grezda drejt Italisë
Mediat kroate e japin të ardhmen e Eros Grezdës drejt kampionatit italian.
Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare, falë paraqitjeve pozitive që ka shfaqur me skuadrën e tij Osijek, por edhe në kombëtare ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.
Mediat kroate vënë theksin se Italia është destinacioni më i mundshëm për të. Burimi nuk përmend emra, teksa shton se drejtuesit e Osijekut në raste se do të ofrohet vlera e kartonit të tij, atëherë janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin.
Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që në ditët në vazhdim situata të bëhet akoma edhe më konkrete. Grezda cilësohet si një element shumë cilësor, kjo falë shpejtësisë dhe si një lojtar i paparashikueshëm në duelet direkte.
Elemente këto që e bëjnë akoma edhe më të preferuar për trajnerë të ndryshëm. Muaj më parë u përfol për një interesim të Genoas dhe Lazios për lojtarin, transmeton Supersport.
Eros Grezda momentalisht me fanellën e Osijek ka zhvilluar 17 takime nga ku ka arritur të shëojë 4 gola. Ndërsa me fanellën e kombëtares kuqezi arriti të shënonte golin e tij të parë, në testin miqësor ndaj Turqisë.