Eros Grezda e mbyll me futbollin në moshën 29-vjeçare
25 prill 2024
| 10:27
Eros Grezda ka mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin e Rudes në Kroaci. Sulmuesi shqiptar la Partizanin në janar për t’u rikthyer në vendin ku jetonte prej vitesh.
Mirëpo, aventura e tij e rradhës në kampionatin kroat nuk shkoi aspak siç e priste duke humbur vendin e titullarit. Së fundmi, ai ka njoftuar në Instagram se ka marrë vendimin për të pushuar nga futbolli për momentin.
“Faleminderit Rudes për mundësinë dhe mirëkuptmin. Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, shkruan sulmuesi.