Eris Bllaca: Do t’i shënoj mbi 20 gola

22 tetor 2019 | 14:42

Futbollisti Eris Bllaca ka shënuar tre gola nga penalltia në ndeshjen e fundit që Kosova e Prishtinës e luajti 4-4 ndaj Vjosës në Ligën e Tretë. Një gjë të tillë e kishte bërë edhe sulmuesi më i mirë në edicionin e kaluar, Kastriot Rexha që kishte shënuar tre gola nga penalltia ndaj KEK-ut.

Futbollisti Bllaca, i cili mund të luaj si mesfushor i djathtë dhe sulmues, ka thënë se synim e ka që ketë kampionat ta mbyll të paktën me 20 gola të shënuara.

Fotografia e Valmir Halili

“Jam në formë të mirë ku në shtatë ndeshje kam shënuar 7 gola. Do të mundona që të shpërblej besimin e klubit dhe në secilën ndeshje të japi maksimumin duke shënuar edhe gola, pra në fund besoj se do t’i kaloj shifrën e 20 golave”, ka thënë Bllaca për “Epokën e re”.

Karrierën 20-vjeçari e nisi në moshën 9-vjeçare në skuadrën e Kosovës së Prishtinës, duke qenë pjesë edhe e grupmoshave të Përfaqësues së Kosovës. Momentalisht ky futbollist nuk është i ftuar nga Përfaqësuesja, por synimet për të ardhmen i ka të mëdha, fillimisht të luaj në Superligën e Kosovës e më pas edhe në Evropë.

“Kam pasur ftesë nga skuadra e Bashkimit, por përshkak të largësisë nuk e kam pranuar ofertën e tyre. Do të angazhona që të dëshmona në ketë edicion dhe synim e kam fillimisht Superligën e Kosovës e me pas daljen në Evropë, që është edhe synim i çdo futbollisti”, ka shtuar ai.

Anëtari i Kosovës së Prishtinës synime të mëdha ka edhe me klubin aktual ku synon të inkuadrohet në Ligën e Dytë. “Ne jemi duke punuar mjaftë me trajnerin Naim Pevqeli dhe do të japim maksimumin që të inkuadrohem një rang me lartë. Tash jemi në pozitën e dytë me një pikë me pak se Vjosa”, ka shtuar Bllaca.

/Veton ZYMBERI/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqës të Bashkimit Evropian (BE) kanë kritikuar vendimin e bllokut…