Ervisa Dani kërkon përkrahjen politike të shqiptarëve në Suedi

04 shtator 2018 | 14:36

Më 9 shtator do të mbahen zgjedhjet në Nässjö të Suedisë. Ervisa Dani me prejardhje nga Shqipëria është kandidate e partisë Liberalerna për zonën Höglandet Jönköping në Suedi.

Ajo ka kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë atje. “Do t’ju jem mirënjohëse të gjithë atyre që më mbështesin”, ka thënë ajo për gazetën “Epoka e re”.

Ervisa Dani është 23-vjeçare, ka lindur në Fushë Arrëz rrethi i Pukës.

Emigroi në Suedi në moshën 7-vjeçare dhe që atëherë jeton në komunën Nässjö. Ka studiuar shkenca sociale në gjimnaz dhe më pas ka punuar në Komunën Nässjös të Suedisë.

Në moshën 17-vjeçare u aktivizua në forumin rinore “LUF- Liberala ungdomsförbundet”.

Pastaj në moshën 18-vjeçare është zgjedhur zëvendëskryetare e forumit rinor. Ndërkaq në moshën 19-vjeçare në zgjedhjet që ishin para katër vitesh ajo ka hyrë në  listën e komunës, e prefekturës (Region Jönköping) dhe në listën e parlamentare të Suedisë, duke u bërë kështu këshilltare e Komunës në Nässjö.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit ka filluar punimet…