Erza mposhtet nga xhudistja Bhutan
07 tetor 2018
| 16:16
Xhudistja Erza Muminoviq, pas një lufte të ashpër me Bhutan të Indisë, pësoi humbje me poenë të artë, në çerekfinalen e Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
Erza ishte duke avancuar pas dy vërejtjeve të kundërshtares, kampione e Azisë, por një gabim, si dhe lëndimi i pësuar në fytyrë bëri që ajo ta humb luftën.
Erza tani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit.