Erza Muminoviq rrëmben të bronztën në Çeki

21 prill 2018 | 18:53

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq, në Kupën Evropiane për kadetë që po zhvillohet në Teplicë të Çekisë, ka zënë vendin e tretë duke fituar medaljen e bronztë.

Këtë medalje ajo e siguroi pasi mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Ivana Nikoliq.

Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak, raporton Koha.net.

Trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje që në meçet e para të tyre.

“Për meshkuj sot garuan Dardan Cena kategoria 50 kilogramë që humbi në xhiron e parë, si dhe Arbër Nikqi kategoria 60 kilogramë që poashtu pësoi në xhiron e parë. Dardani e Arbëri e kishin paraqitjen e parë në gara serioze. Pasdite për medalje të bronztë do të luftojë Erza, e cila e vetme po lufton për kualifikim në Lojërat Olimpike për të rinj. Nesër do të paraqitet Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, gjatë takimeve pranverore të Fondit…