Erza në rrugë të duhur për medaljen e bronztë
07 tetor 2018
| 17:18
Xhudistja Erza Muminoviq, ka fituar luftën me bullgaren Aleksa Georgieva, në repesazh të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, kategoria – 44 kilogramë. Erza triumfoi me ippon.
Ajo është dy luftëra larg medaljes së bronztë. Kampionia e Evropës në luftën e ardhshme takohet me Vusala Karimova të Azerbajxhanit.