Erzen Rrustemi e mbron titullin e botës
03 mars 2018
| 22:32
Kampioni i botës në pesha të rënda (WBF), Erzen Rrustemi sonte në Karsluhe të Gjermanisë me sukses e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në pesha të rënda (WBF), ndaj Juan Pedro Gugli Elmetti.
Në raundin e parë Rrustemi dhe Juan Pedros janë treguar të vëmendshëm, kurse në raundin e dytë ishte shqiptari që e pati iniciativën dhe e hodhi dy herë kundërshtarin në dysheme. Pas kësaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen dhe e shpalli fitues Erzen Rrustemin.