Erzen Zyberaj nuk ndalet, më 28 Nëntor vrapon nga Prishtina në Tiranë

21 shtator 2023 | 13:39

Atleti i njohur kosovar Erzen Zyberaj ka vendosur që për ndër të festës së nëntorit të sfidojë vetën duke vrapuar nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

“Për të nderuar festat e Nëntorit kam vendosur që të sfidoj vetën time dhe të vrapoj nga Prishtina në Tiranë, një distancë ultramaratonike prej 260 kilometrave. Çdo hap i imi përmes këtij vrapimi do t’i nderoj të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne të vrapojmë dhe festojmë 28 Nëntorin në Liri. Për ata që nuk patën fatin kurrë të bëjnë këtë rrugë për të parë një herë në jetën e tyre Nanën Shqipni. Për ata të cilët u malteretuan e u përbuzën në tokën dhe rrugët e tyre.  Për të gjithë heronjtë dhe heroinat, dëshmorët dhe martirët, luftëtarët dhe invalidët e luftës dhe të paqes. Për të gjithë ata që i shërbyen kësaj toke dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Për të gjithë shqiptarët që në damarët e tyre u rrjedh gjaku kuqezi”, ka thënë Zyberaj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…