Erzen Zyberaj shpreh fuqinë e Kampionit: Vrapim epik 260 km nga Prishtina në Tiranë për nder të 28 Nëntorit
Kampioni i njohur Erzen Zyberaj ka shkëlqyer sërish në skenën e sportit me një sfidë të paparë dhe të guximshme. Për të nderuar ditën e Pavarësisë në Shqipëris, Zyberaj ka vendosur të kalojë në histori duke organizuar një vrapim të jashtëzakonshëm 260 KM nga Prishtina drejt Tiranës.
Në një postim të shpërndarë me pasion në rrjetet sociale, sportisti i njohur ka ndarë një foto e cila i kap momentet e përgatitjes dhe vendosmërisë për këtë sfidë të madhe. Në përshkrimin e postimit, Zyberaj shprehet:
“28 Nëntori është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Prandaj, 28 Nëntori nuk është thjeshtë vetëm një festë e ditës së flamurit kombëtar dhe i pavarësisë së Shqipërisë, por është edhe një amanet, një betim për të qenë gjithmonë të mbrojtur me idealin kombëtar, që shqiptaria dhe shqiptarët të ndihen të lirë, krenar dhe Zot në trojet e veta. SHQIPËRI unë po vi ?♂️ ?? “
Kjo sfidë nuk do të mbete vetëm një deklaratë të fuqishme të aftësive sportive të Zyberaj, por gjithashtu shërben si frymëzim për të gjithë ata që duan të sfidojnë veten dhe të shkojnë përtej kufijve të tyre.
Ndjekësit dhe tifozët kanë shprehur respektin e tyre në komentet nën postim, duke inkurajuar kampionin dhe duke shpërndarë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për këtë arritje të jashtëzakonshme. Erzen Zyberaj po tregon se me vendosmërinë dhe përkushtimin e duhur, asgjë nuk është e pamundur. Ky vrapim epik do të mbetet në kujtesën e të gjithëve si një akt i vërtetë heroik dhe një përkujtim i paharrueshëm për të gjithë komunitetin sportiv.