Erzeni interesohet për Zekën
06 janar 2023
| 23:54
Erzeni kanë hedhur sytë në tregun kosovar, aty ku duan të përfitojnë nga situata që po kalon klubi i Gjilanit.
Preferenca e shijakasve është sulmuesi i krahut, Mevlan Zeka. 28-vjeçari i lindur në Gjakovë është futur në bisedime me drejtuesit e Erzenit dhe në parim ka gjetur akordin, por së pari duhet të marrë letrat nga Gjilani, e më pas të hedhë firmën për shijakasit.
Më parë Zeka ka qenë pjesë e Ballkanit, ku është shpallur edhe kampion, ndërsa këtë sezon kaloi te Gjilani, ku në 17 ndeshje të aktivizuara me të kuqtë, ka arritur të shënojë dy gola dhe japë një asistim.