Esat Shala dyshohet se është vënë në shënjestër të Serbisë për shkak të incizimeve të krimeve serbe në Kosovë
17 janar 2024
| 13:34
Koleksionuesi i materialeve të krimeve serbe, Esat Shala është vënë në shënjestër nga Serbia për shkak të video-materialëve që posedon për krimet monstruoze që shteti serb ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Shala ka thënë se shteti serb dhe presidenti Aleksandër Vuçiq e duan të gjallë në Serbi.
Pavarësisht këtyre kërcënimeve, Shala ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari materiale që dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë.
Esat Shala ka thënë se ka mbi 2 mijë videokaseta në të cilat dëshmohen krimet serbe.