Esat Shalës i konfiskohet vetura nga shteti

04 shkurt 2024 | 19:38

Esat Shalës nga Krojkova e Drenasit i është konfiskuar vetura nga shteti e cila kushton 300 euro.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar se përveç se nuk e ka përkahje nga shteti për rrugëtimin e tij për zbardhjen e krimeve të luftës së fundit në Kosovë, i kanë konfiskuar edhe veturën personale.

Shala gjithashtu ka shkruar se kjo është edhe njëra nga arsyet që po e zbeh vullnetin e tij për të jetuar në Kosovë.

Postimi i plotë:

Perveq qe nuk kam perkrahje nga shteti, ata sot ma konfiskun edhe veturen personale qe kushton 300 euro.
Ky eshte fundi, dhe kjo eshte arsyeja qe e zbëh vullnetin tim me jetu në këtë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel në emisionin Kojshia Show, të ftuar ishin…