“Escada”, me imazhin e artistes shqiptare Donna Dafi, ka pushtuar industrinë botërore

10 prill 2025 | 15:15

Në çdo shtet dhe në çdo qendër më të madhe dhe më të frekuentuar në mbarë botën, reklamat e brendit “Escada”, me imazhin e paprekshëm të artistes shqiptare Donna Dafi, menjëherë të tërheqë vëmendjen.

Reklamat, të cilat janë publikuar edhe në platformat digjitale, kanë marrë shumë komente nga adhuruesit në llogarinë zyrtare të brendit. Ata e kanë quajtur Donna Dafin mbretëreshë, të guximshme, sensuale, magjepsëse, etj.

“Escada”, në promocionin e saj ka përfshirë edhe këngën e Donna Dafi të titulluar “Bali Paradise”. Kjo këngë, e cila është krijuar ne bashkëpunim me brendin, pritet të bëhet një hit i verës në mbarë botën.

Përveç printimeve të mëdha që shfaqen në qendrat më të frekuentuara, “Escada” ka shfaqur imazhin e saj të ri edhe në të gjitha platformat digjitale.

Në vitin 2019, një tjetër këngëtare me famë botërore, Rita Ora, ishte fytyra e brendit “Escada”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e 23-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj,…