Escobar dhe Lajçak në selinë e NATO-s: Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë europianët

09 janar 2023 | 18:11

I dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe emisari i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO’s, transmeton Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA’së në NATO, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Siç thuhet në njoftim paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë europianët.

Tutje theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO’s dhe BE’ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve.

“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lidhje me ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë,…