Escobar i thotë Osmanit në takim se është garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës
13 mars 2024
| 12:16
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky i fundit me Osmanin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Escobar në këtë takim i ka thënë presidentes Osmani se ajo është garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.