Escobar: Mal i Zi në prag të kolapsit institucional, të zgjidhet kriza politike
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi për “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore.
“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formimin e një tjetër. Nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit kujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviç do të përfundojë në pranverë. Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç ka shpallur së fundmi datëm për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 9 marsi.