Escobar në Sarajevë: Nuk do të ketë luftë, për këtë u pajtuam me të gjithë
Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se nuk do të këtë luftë në Bosnje.
Pas takimit me liderët politik të këtij vendi, ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të cilën janë pajtuar të gjithë ëshët dakordimi që nuk do të ketë luftë.
“Gjëja më e rëndësishme për të cilën u pajtuam me të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë jemi dakord që nuk do të ketë luftë dhe mendoj se ky është mesazhi më i rëndësishëm që kemi. Nuk është një mesazh që do ta dëgjoni vetëm nga ata liderë që takova sot, është një mesazh që do ta dëgjoni edhe nga liderët e tjerë nga rajoni”, ka deklaruar Escobar para gazetarëve.
Sipas tij, gjëja e dytë që ka shkuar për ta diskutuar në Bosnjë është potenciali i jashtëzakonshëm ekonomik që e ka Ballkani, duke theksuar se ky rajon është pjesa me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë për momentin.
“Pikërisht për shkak të kësaj rritjeje të pabesueshme ekonomike – edhe pse më lejoni të them se BeH nuk i ndan të gjitha parametrat e asaj rritjeje – por pikërisht për shkak të kësaj rritjeje të madhe në rajon, arsyeja është se Evropa do të ketë nevojë për ju”, ka deklaruar Escobar.