Escobar: ‘Status quo’ në dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin
Gabriel Escobar, ndërmjetësuesi special i Administratës Biden për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se “status quo” në Kosovë po çon në eksod të vazhdueshem të të rinjve në drejtim të shteteve të huaja.
Escobar, në një intervistë për Reporterin, i pyetur për ecurinë e dialogut, ka kërkuar nga liderët kosovarë dhe ata serbë t’i japin prioritet dialogut.
Më 2 shkurt do të udhëtoj për në Beograd dhe udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’ua përcjellë të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që udhëheqësit e të dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrirë, status quo, nuk po funksionon, siç po e shohim nga eksodi i vazhdueshëm i të rinjve që besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër”, deklaroi ai.
“Shpresoj që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e të ecurit përpara, e jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, që mbetet thelbësor për rrugëtimin e tyre përkatës drejt BE-së”, ka thënë më tej ai.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor pritet që të ofrojë modalitete ndaj liderëve kosovarë për çështjen e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas tij, nuk e cënojnë sovranitetin e vendit.
“Më lejoni të jem i qartë – askush nuk po i kërkon Kosovës që të vëjë në “kompromis” sovranitetin apo integritetin e saj territorial; ato çështje janë vendosur në mënyrë të qartë”, deklaron më tej ai.