Escobar u takua me familjen e heroit Afrim Bunjaku
18 mars 2024
| 12:50
Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Kosovë u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe familjen e heroit Rreshter Afrim Bunjaku
Escobar shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes për humbjen tragjike të babait/bashkëshortit të tyre, duke e pas fjalën për Afrim Bunjaku.
Escobar u njoftuar për sulmin ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku, dhe situatën aktuale të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.
Escobar vlerësoi mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt më kreun e Policisë së Kosovës.