Escobar: Vuçiq e ka përkrahjen e SHBA-së, për aq sa e ndjek rrugën evropiane
25 tetor 2021
| 21:24
Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për çështjet në Evropë dhe Euroazi, ka thënë se marrëdhëniet e Amerikës me Serbinë nuk janë sa të mirë as të këqija.
“Marrëdhëniet tona janë të komplikuara”, është shprehur ai për AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Shpresoj që ky ‘partneritet në zhvillim’ që e kemi do të jetë në gjendje që ta ndikojë stabilitetin në rajon”.
Përndryshe, Escobar është shprehur se “SHBA mbështet Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqq, për aq sa ai ndjek rrugën evropiane”.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për situatën në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka thënë se atje nuk do të ketë luftë të re.
“S’e di pse njerëzit po flasin për luftë, duhet të flitet për zhvillim ekonomik”.