
Escobari deklarohet pas takimeve në Beograd: Pres vazhdim dinamik dhe konstruktiv të dialogut
20 tetor 2022
| 12:10
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.
“Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, ka thënë Escobari.
Ai i ka bërë komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar presidenca serbe.
Vuçiqi, në anën tjetër, ka thënë se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan.
Në “Instagram”, Vuçiq tha se është biseduar “për të gjitha zhvillimet aktuale” dhe për çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. /REL