Escobari dhe Lajçaku sot takojnë Osmanin dhe tre krerët e partive opozitare
06 qershor 2023
| 09:19
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga dje janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Takimin e parë ata e zhvilluan në mbrëmjen e së hënës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Sot, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45. Kështu e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga zyra për media e presidentes.
Pos me Osmanin, siç merr vesh klankosova.tv dy emisarët do të takohen edhe me krerët e partive opozitare.
Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.