Escobari e Lajçaku të hënën vizitojnë NATO-n
06 janar 2023
| 19:09
Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak më 9 janar do ta vizitojnë NATO-n.
Escobari e Lajçaku do të priten nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
Sipas njoftimit, Escobar e Lajçak do të marrin pjesë gjithashtu në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Ndërsa, qëllimi i vizitës ende nuk është bërë i ditur.