Escobari kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës
20 qershor 2023
| 15:41
I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët janë rrëmbyer nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi.
“Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre. Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të ishin atje, prandaj ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Escobari gjatë në një diskutim në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi, ku i ftuar ka qenë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.