Escobari, Kurtit: Edhe implementimi i vendimeve të gjykatave dhe asociacioni nënkupton sundim të ligjit

16 qershor 2023 | 15:58

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Escobari ka thënë se sundimi i ligjit nënkupton edhe implementim të obligimeve ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe vendimeve të gjykatave, siç është ai për Manastirin e Deçanit.

Escobari ka thënë se edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit nënkupton implementimin e vendimeve të gjykatave, si ai për manastirin e Deçanit. Asociacioni është pjesë e sundimit të ligjit”, ka thënë Escobari në bashkëbisedim me gazetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen…