Escobari në Beograd: Kosova është shtet me integritet dhe sovranitet
16 mars 2023
| 11:32
I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është për njohje të ndërsjellë, por me normalizim të raporteve në mes të dy vendeve.
Escobari ka thënë se qëndrimi i ShBA-së është i qartë: Kosova është shtet me integritet territorial dhe sovranitet.
“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit. Ne po synojmë procese që do ta afrojnë të gjithë rajonin me Evropën”, ka thënë Escobari për gazetarët në Beograd.