Escobari në Bruksel flet me gazetarë për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Zëvendësndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i ShBA-së, Gabriel Escobar, do të mbajë sot (e martë) një konferencë për medie ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Konferenca pritet të fillojë në orën 15:00 sipas kohës lokale.
“Zëvendësndihmëssekretari Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, është thënë në njoftimin e DASh-it.
Ky deklarim për medie i Escobarit i paraprin vizitës së tij në Kosovë këtë javë.
Nga data 10-18, përveç Kosovës, ai do të qëndrojë edhe në Belgjikë, Austri dhe Mal të Zi.