Escobari në Prishtinë, takon presidenten Osmani

13 mars 2024 | 10:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

Takimi është duke u mbajtur në Presidencë dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.

Escobar do të zhvillojë takim edhe me krerët e opozitës. Ekonomia Online mëson se takimi do të mbahet në Ambasadën Amerikane nga ora 19:00.

Ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, diplomati amerikan do të takohet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sondazh i institutit amerikan Gallup International mbi përqindjen e…