Escobari në Tiranë, takohet me Bashën

09 dhjetor 2021 | 13:08

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit i ShBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërritur në selinë e PD-së në Tiranë, ku do të zhvillojë takimin e parë të vizitës së tij zyrtare me liderin e kësaj partie, Lulzim Basha.

Ka qenë nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e kësaj partie.

Rreth orës 14:30, do të ketë një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Escobarit vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga ShBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD-së nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

Në një njoftim pak ditë më parë ambasada amerikane ka zbardhur detaje nga vizita e zyrtarit të lartë të ShBA në Tiranë si dhe temat kryesore që pritet të diskutohen.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike të vaksinave, Pfizer, Alber Bourla…