Escobari nesër vjen në Kosovë, do të pritet nga Osmani
18 tetor 2022
| 16:22
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër (e mërkurë) në takim, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar.
Zyra e presidencës ka bërë me dije se takimi Osmani-Escobar do të zhvillohet në mëngjes.
“Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, ka njoftuar presidenca.
Pas takimit, Osmani dhe Escobari, do të deklarohen për media.
Të hënën, në Beograd ka qëndruar i emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.