Escobari pas njoftimit të Kurtit për manastirin e Deçanit: Vendim i vështirë, por i nevojshëm
13 mars 2024
| 12:08
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për t’ia regjistruar pronën manastirin të Deçanit.
“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunim”, ka thënë Escobari pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.