Escobari pas takimit me Osmanin e Kurtin: Na siguruan se nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

24 gusht 2022 | 17:36

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me krerët e institucioneve të Kosovës.

Escobari ka thënë se krerët institucionalë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë siguruar që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, ka thënë Escobari.

Escobari në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është palë konstruktive,…