Escobari: PD-ja do të ketë pasoja nëse zgjedh në krye Berishën
10 dhjetor 2021
| 17:02
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të qartë se çdo vendim mbi shpalljen “non grata” për funksionarë të lartë të shteteve të ndryshme, nuk është një vendim politik, por një përpjekje e përbashkët institucionale.
Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se nëse ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike, kjo e fundit do të ketë pasoja.
“Do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur non-grata, për të qenë udhëheqësi i saj.”, ka deklaruar ai