Escobari përgjigjet nesër për ngjarjet në veri të Kosovës

15 qershor 2023 | 11:44

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nesër (e premte)  do të mbajë një konferencë online me gazetarë.

Konferenca pritet të mbahet nga ora 15:00.

Escobari me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Kujtojmë se të mërkurën janë kidnapuar tre policë nga ana e njësisë speciale të Serbisë.

KFOR-i ka thënë se është i përfshirë me ngjarjen, por se po pret përgjigje zyrtare nga Serbia se si ka ndodhur rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbrëmë ka…