
Escobari sot viziton Malin e Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq
Emisari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë sot (e mërkurë) Malin e Zi pas qëndrimit treditor në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë vizitës në Mal të Zi, ai do të takohet me presidentin Milo Gjukanoviq.
Escobari ka deklaruar se ka diskutuar me përfaqësuesin e lartë për Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt lidhur me angazhimin e përbashkët për ta mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit, shkruan “Tanjug”.
“Ishte kënaqësi që pata mundësinë të flas me përfaqësuesin e lartë, Christian Schmidt lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për të mbrojtur Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe për të sjellë një funksionalitet më të madh në Bosnje e Hercegovinë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës amerikane në Sarajevë.
Gjatë vizitës në Mal të Zi, Escobari do të takohet me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq.
Kabineti i presidentit malazez përmes një komunikate për media ka njoftuar se s’do të ketë adresim për shtyp pas takimit, por do të lëshohet një komunikatë.
Sipas njoftimeve të mëhershme, Escobari nesër do të takohet me kryetarin e Parlamentit dhe kryeministrit, ndërsa të premten me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Mal të Zi.