Escobari takon sot Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën
17 mars 2023
| 08:44
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, sot do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Escobari dhe Osmani do të takohen në orën 09:00, kurse për media do të deklarohen në orën 10:00.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Escobari do të takohen në orën 10:20.
Ndërsa takimi i Escobarit dhe kryeministrit Kurti mbahet në orën 11:00.
Kjo vizitë e Escobarit i paraprin takimit të nesërm të palës së Kosovës dhe Serbisë në Ohër për marrëveshjen e planit evropian.