Escobari tregon se kur do të dalin me komunikatë për rezultatin e negociatave Kosovë-Serbi

25 gusht 2022 | 13:12

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka folur për media pas takimit që ka pasur sot me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri.

Escobari bashkë me Miroslav Lajçakun do të udhëtojnë sot drejt Beogradit për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Emisari amerikan ka thënë se shpreson që do të jenë në gjendje të lëshojnë një deklaratë sonte vonë apo në mëngjesin e të premtes nga Beogradi.

“Unë vetëm dua të them që ne kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Unë shpresojë që ne do të jemi në gjendje të bëjmë një deklaratë në Beograd sot vonë apo nesër në mëngjes”, ka thënë Escobari, raporton “Kosovo Online”.

Escobari dhe Lajçaku gjatë qëndrimit në Prishtinë kanë takuar krerët e shtetit dhe partitë opozitare me të cilët kanë diskutuar për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është…