Escobari udhëton për në Serbi, nesër takohet me Vuçiqin
14 mars 2023
| 14:24
Mediat serbe kanë raportuar se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë nesër (e mërkurë) Serbinë.
Mediumi serb “N1” ka raportuar se Escobar do të vizitojë të mërkurën Beogradin dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nuk janë dhënë detaje më shumë për vizitën e Escobarit, por ajo që dihet është se ai shkon në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi.
Nuk dihet nëse Escobari do të vizitojë edhe Kosovën.
Ndryshe, të shtunën, më 18 mars, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër të Maqedonisë Veriore.