Escobari: Vendimi për dinarin, katastrofal – qeveria të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për medie para udhëtimit të tij në Prishtinë, ka folur për dinarin.
Escobari ka thënë se ShBA-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.
Escobari ka theksuar se ShBA-ja s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.
Emisari amerikan ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”.
“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”.
“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobari.